Votën e ka hedhur edhe kryetari i LDK-së dhe njëherë kandidati për kryeministër Lumir Abdixhiku.
Pasi kreu obligimin e tij qytetar, Abdixhiku foli edhe për mediat.
Ai deklaroi se në ditën e sotme vendimarrja i kthehet sovranit, qytetarit.
“Ditë e mirë, ditë e mbarë. Le të shpresojmë se në vazhdimësi gjithë procesi të votimit të shkojë mbarë e mirë. Uroj që qytetarët e Kosovës, në këtë ditë të rëndësishme që përcakton fatin e katër viteve të ardhshme të tyre të zgjedhin për zhvillim, për stabilitet, për të ardhme Euroatlantike dhe të largohen nga zymtësia, dhe përçarja që na ka shoqëruar në këto vite”, deklaroi Abdixhiku



Të tjera
Qalaj viziton dhomën operative për monitorimin e zgjedhjeve
10 cilësitë unike të njerëzve të lindur në muajin mars
Sot është dita e vendimmarrjes së çdo qytetari