Një qytetar në Mitrovicë është shprehur i revoltuar për një vizitë të paralajmëruar të Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti në një kafene në Mitrovicë të Jugut.
Ai tha se qytetarët e Mitrovicës kanë identitet dhe nuk e shesin atë, e nuk ka nevojë që Kurti t’i përçaj e t’ju bëjë shantazh.
“Sot jemi dalë në shenjë revolte për Kryeministrin i cili po mundohet me përça popullin. Po i dëmton edhe bizneset. Ai e din që ky nuk është vend për të dhe vjen këtu e dëmton pronarin e lokalit. E detyron me mbyll lokalin e vet. Ne dijmë me votu, nuk ka nevojë me na bo presion kërkush, me na shantazhu kërrkush. Dijmë me votu, kemi qenë në shkollë. S’jemi hajvana qysh mendon ai, hajvan është ai vet”, tha qytetari i revoltuar në Mitrovicë.
“Pronari e mbylli lokalin për shkaqe sigurie. S’kemi nevojë mu dëmtu. S’kemi nevojë mu përça populli. Mitrovicën nuk ka nevojë kërkush me përça”, tha tutje ai.
“E dijmë lojën e flliqt të tij, nuk duam të bëjmë incidente”, tha ai për T7.



Të tjera
OSBE lavdëron zhvillimin e procesit zgjedhor në Kosovë: U menaxhuan me profesionalizëm e përkushtim
Kujdesi për lëkurën, tre hapa të thjeshtë
Rezultatin e kam parë si vullnet të qytetarëve të Mitrovicës