Rahoveci 029 ka prezantuar trajnerin e ri të premten.
Bëhet fjalë për Goran Samarxhiev, që është nga Maqedonia e Veriut.
Ai është selektor i Maqedonisë së Veriut U20, ndërsa për dy vjet e drejtoi Rabotniçkin e Shkupit. Ka drejtuar edhe skuadrën Feni Industires.
Samarxhiev është 44-vjeçar, ndërsa ka luajtur për disa skuadra në Maqedoni të Veriut.
Rahoveci 029 ditë më parë është ndarë me Bujar Locin, që e udhëhoqi drejt Superligës.
Skuadrën rahovecase e pret punë e vështirë për të mbetur në Superligën e Kosovës në basketboll.



Të tjera
Zbardhni dhëmbët vetëm me lëvore të bananes
Nga fidanët te dronët, Muja prezanton masa të reja për mbrojtjen e pyjeve
Shkaqet shëndetësore pse keni gjithmonë vapë