Ish-lideri i Listës Serbe, Goran Rakiq, i ftuar nga Prokuroria Speciale për intervistim nuk është paraqitur më 18 qershor.
Në një përgjigje për Telegrafin, zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta tha se kjo është hera e dytë që Rakiq është ftuar për intervistim.
Sipas saj, herën e parë Rakiq kishte justifikuar mungesën përmes një raporti mjekësor, duke deklaruar probleme shëndetësore.
“Lidhur me rastin për të cilin keni adresuar pyetje, ju njoftojmë se Goran Rakic kur është ftuar herën e parë e ka njoftuar Prokurorinë Speciale, përmes një raporti mjekësor se ka probleme shëndetësore dhe nuk mund të paraqitet për intervistim”, tha Luta.
Ajo shtoi se Prokuroria Speciale e ka ftuar sërish Rakiqin më 18 qershor, mirëpo ai ende nuk ka paraqitur ndonjë arsyetim për mungesën.
“Prokuroria Speciale shumë shpejt do ta caktoj seancën e radhës për intervistim”, ka thënë ndër të tjera Luta për Telegrafin.



Të tjera
22-shi i PDK-së, Besim Hasani: Nesër do të votojmë për jetën e secilit prej nesh, për të ardhmen tonë!
Fadil Geci për kandidimin e djalit të vëllait me listën e VV-së- ‘Eshtë mirë që ka mendim të kundërt’
Lumir Abdixhiku: Kryeqyteti punon fort edhe në dimër, LDK në Prishtinë nuk ndalet!