Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se Gollaku po bëhet me çerdhen e parë për fëmijë, duke shtuar se në Mramor, po investohet për rikthimin e ish-objektit të Shkollës Fillore “Avni Rrustemi” në çerdhen e parë të Gollakut.
Rama ka thënë edhe se, çerdhja do të akomodojë mbi 60 fëmijë nga Mareci, Busia, Mramori dhe Slivova, të organizuar në 5 grupe.
Postimi:
Gollaku po bëhet me çerdhen e parë për fëmijë.
Në Mramor, po investojmë për rikthimin e ish-objektit të Shkollës Fillore “Avni Rrustemi” në çerdhen e parë të Gollakut.
Çerdhja do të akomodojë mbi 60 fëmijë nga Mareci, Busia, Mramori dhe Slivova, të organizuar në 5 grupe.
Ky është një hap konkret drejt barazisë në qasje, duke e shtrirë edukimin e hershëm edhe në zonat rurale dhe duke investuar drejtpërdrejt në të ardhmen e fëmijëve tanë.



Të tjera
Bëni kujdes, nishanet në trupin tuaj mund t’ju sinjalizojnë një rrezik të madh për shëndetin
Dëshmitari i Thaçit, Duncan, “godet” prokurorinë në Hagë: Pres me padurim…
Në fokus NATO, BE dhe dialogu me Serbinë