Kryetari i Prishtinës Përparim Rama, i ka reaguar ministrit në detyrë të Financave Hekuran Muratit.
Ai deklaroi se Prishtina e ka kryetarin, LDK e ka kryetarin, dhe se sipas tij Kosova do ta ketë shumë shpejt edhe kryeministrin e saj, Lumir Abdixhikun.
Postimi i plotë:
Hekuran,
Sa herë përpiqeni të krijoni përçarje mes nesh, thjesht e bëni më të qartë dallimin në kulturë politike. Ne ju shohim, ju lexojmë, por nuk biem në nivelin tuaj.
Thjesht vazhdojmë punën dhe fitojmë. Siç e fituam Kryeqytetin dy herë.
Ne e kemi besimin e qytetarëve.
Ajo që keni ju është një kallëzim penal dhe një lëndë në Kushtetuese për një bllokim të pajustifikueshëm të Kryeqytetit për të cilin keni me jep përgjegjësi, sot apo nesër!



Të tjera
Kura 30 ditore me piper të zi dhe qumësht për tiroiden
Nis Kuvendi i LDK-së, pritet të vendoset për fatin e Lumir Abdixhikut
Kuvendi i LDK-së, ky është rendi i ditës dhe pikat që do të shqyrtohen