Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se ruan marrëdhënie shumë të mira personale me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, ndonëse mes tyre ekzistojnë dallime në qëndrime sa i përket disa çështjeve shtetërore.
Në një intervistë për DW Shqip, Rama tha se raportet personale me Kurtin janë miqësore, por theksoi se dallimet institucionale janë të pashmangshme dhe shprehen hapur.
“Unë me Albinin kam një marrëdhënie shumë miqësore në aspektin personal, por kemi dallime të pashmangshme në këndvështrime. Këto dallime i ndajmë në mënyrë të hapur dhe të drejtpërdrejtë. Megjithatë, në bashkëpunimin ndërshtetëror me Kosovën kemi bërë përparim të dukshëm dhe po punojmë për projekte madhore, si hekurudha Durrës–Prishtinë”, tha Rama.
Sa i përket dialogut Kosovë–Serbi, Rama përsëriti qëndrimin e tij se Kosova duhet të përmbushë të gjitha obligimet e marra përsipër dhe më pas t’i kërkojë Bashkimit Evropian dhe vendeve të tjera që të ushtrojnë presion ndaj Beogradit.
“Sipas meje, Kosova duhet të përmbushë në mënyrë të njëanshme të gjitha detyrimet që dalin nga dialogu dhe t’ia lërë topin Serbisë. Pastaj t’u thotë vendeve të Evropës: ‘Ne i kemi bërë detyrat tona, tani është radha e Serbisë’. Duhet të shkëputet plotësisht nga ideja e varësisë ndaj Serbisë dhe të ecë përpara si shtet sovran”, u shpreh Rama.



Të tjera
Cilat ushqime nuk duhet konsumuar në stomak bosh?
Premier League zbulon si e quan Granit Xhakën
Trump kërkon ndihmën e Kinës për t’i dhënë fund luftës Rusi-Ukrainë