Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përpraim Rama ka uruar veteranët në Ditën e Veteranit, duke thënë se ata përfaqësojnë vlerat më të larta të sakrificës dhe atdhedashurisë.
“Me rastin e 30 Dhjetorit, Ditës së Veteranit, në emër të Kryeqytetit shpreh nderimin dhe mirënjohjen më të thellë për të gjithë veteranët e luftës çlirimtare. Kjo datë përkujton një moment të rëndësishëm historik, 30 dhjetorin e vitit 1991, kur në Prekaz, filloi përballja e familjes Jashari me forcat ushtarake serbe, një akt i qëndresës heroike që shënoi fillimin e rezistencës së armatosur dhe hodhi themelet e luftës çlirimtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kjo ngjarje u bë simbol i vendosmërisë së popullit tonë për liri, dinjitet dhe vetëvendosje. Veteranët e Kosovës përfaqësojnë vlerat më të larta të sakrificës dhe atdhedashurisë. Kontributi i tyre është pjesë e pandashme e historisë sonë shtetërore dhe obligim i përhershëm për respekt, kujtesë dhe përkujdesje institucionale. Në këtë ditë të shënuar, nderojmë me respekt të veçantë edhe familjet e dëshmorëve dhe të rënëve për liri, duke u përkulur para sakrificës së tyre sublime. Lavdi!”, ka shkruar Rama.



Të tjera
Kujdesi për flokët në verë
Si e mbron zemrën vaji i ullirit
Rama në Ditën e Veteranit të UÇK-së: Janë vlera të sakrificës