Në konferencën e përbashkët me kryeministren italiane Giorgia Meloni, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama deklaroi rëndësinë e Korridorit 8 si një korridor strategjik jo vetëm për Evropën por edhe për NATO-n, tregtinë dhe mbrojtjen, duke vënë në dukje se “më në fund ka nisur me një ritëm të përshpejtuar kjo është meritë e ministrit të Jashtëm të Italisë i cili uli përreth një tryeze të gjithë aktorët dhe po e ndjek këtë projekt personalisht”.
Rama e lidhi këtë përparim me deklaratën e kryeministres Meloni, e cila “shkon për drejtimin e asaj që është për thellimin e kësaj marrëdhënieje dhe njëherësh thelbi i kësaj lidhjeje, të këtij partneriteti strategjik që më në fund shoqërohet nga kantiere të mëdha; energjia”.
Në këtë kuadër, Rama përmendi një nga projektet më të mëdha në Europë për energjinë që po ecën përpara për të kontribuar për sovranitetin energjik të Evropës, përmes linjës së interkonjeksionit mes Shqipërisë dhe Italisë me pjesëmarrjen e Emirateve të Bashkuara Arabe.
Rama: Kemi një nga projektet më të mëdha në Europë për energjinë
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni e cilësoi sot mbledhjen e përbashkët mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane historike dhe që hap një fazë të re në marrëdhëniet dypalëshe.
Në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Rama, pas mbledhjes së dy qeverive, Meloni tha se “është hera e parë që qeveritë takohen në një format të këtij lloji, por edhe për atë që ju sapo ishit dëshmitarë për sasinë dhe cilësinë e marrëveshjeve dypalëshe teknike dhe qeveritare të cilat u nënshkruan”.
Më tej Meloni u ndal tek marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve.
“Është e qartë që Italia është partneri i parë tregtar i Shqipërisë, janë mbi 3 mijë kompani italiane, të cilat punojnë në Shqipëri dhe qëllim ynë është që t’i japim më shumë vëmendje duke i vendosur marrëdhëniet tona në një plan më të thellë”, tha Meloni.
Kryeministrja italiane bëri të ditur se “kemi lënë një tjetër takim, një tjetër objektiv atë të vendosjes të krijimit të një forumi ku do të përfaqësohen shoqëri, ndërmarrje që përfaqësojnë sistemin prodhues brenda gjashtë muajve të parë, nga sot”.
Meloni: Përafrimi i brigjeve të Adriatikut dhe shndërrimi i tij në në një korridor strategjik
“Kemi përcaktuar drejtimet ku do të vijojë bashkëpunimi ynë në sektorë si energjia, transporti duke u përqendruar sidomos në veçanti tek Korridori VIII, rrugë e cila vjen nga Pulja duke kaluar në Shqipëri dhe duke vazhduar më tej drejt Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Sigurisht përafrimi i brigjeve të Adriatikut dhe shndërrimi i tij në në një korridor strategjik vë në dispozicion të të gjithëve infrastrukturën ekonomike, logjistike dhe energjetike që janë të pranishëm në jugun e Italisë dhe bëjnë që jugu i Italisë të jetë një hap shumë i rëndësishëm për këtë zonë që do të thotë të sigurosh më shumë mirëqenie, zhvillim, jo vetëm për Italinë e Shqipërinë, por për mbarë Europën e në tërësinë e saj”, theksoi Meloni.
Gjatë mbledhjes së parë të përbashkët qeveritare midis Shqipërisë dhe Italisë në Romë u nënshkruan marrëveshje në fushat e energjisë, mbrojtjes dhe infrastrukturës.



Të tjera
Pamje të papërshkrueshme: Lela Seferi mahnit të gjithë pas vizitës në frizer
Përvojë dhe vizion për të ardhmen: Djali i Thaçit tregon mbështetjen për Hamzën
“S’ka gjë më të rëndësishme se fëmija” – Rrëfimi emocionues i çiftit Besi & Xhensila