Kryeministri Edi Rama ka përshkruar vizitën e tij në Prishtinë si shumë të veçantë, duke ndodhur në vigjilje të Ditës Kombëtare të Pavarësisë së Kosovës dhe pas zhvillimeve të rëndësishme në vend.
Vizita u bë me ftesë të profesor Ahmed Shala, për promovimin e librit të tij “Kur heshtja flet”, i cili trajton procesin në Hagë kundër udhëheqjes së UÇK-së.
Gjatë qëndrimit të tij, Rama zhvilloi takime pozitive me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, duke diskutuar harmonizimin e angazhimeve ndërkombëtare dhe rritjen e bashkëpunimeve kombëtare.
Në vijim, Rama e përshkoi si emocionuese telefonatën e përvitshme nga Haga më 17 shkurt, gjatë së cilës dëgjoi zërin e Hashim Thaçi nga burgu.
“Qershia mbi tortë ishte bashkëbisedimi me studentët e Universitetit “Hasan Prishtina” dhe me nxënësit e gjimnazit “Sami Frashëri”, të cilët i ftova me shumë kënaqësi në Tiranë për të vazhduar komunikimin tone të filluar më herët. Ndërsa të nesërmen, më 17 të shkurtit, telefonata e përvitshme e urimit të pavarësisë që marr nga Haga ishte posaçërisht emocionuese këtë herë, pas asaj çmendurie të prokurorisë speciale. Por zëri i Komandantit nga burgu i padrejtësisë ndërkombëtare ishte realisht, sinqerisht, më i qetë se asnjëherë. Në fillim e në fund të bisedës, Hashimi më përsëriti fjalinë: “’Unë e kam fituar përjetë lirinë dhe kudo të ndodhem, atë nuk ma merr dot kurrë, askush‘”, tha Rama në podcastin e tij.



Të tjera
6 mënyra se si prindërit shkatërrojnë suksesin e fëmijës së tyre
Juventusi ka bërë vetëm dy transferime të suksesshme në tre vjet
Shpëtohet 22-vjeçari në Kanionet e Osumit, po ndihmonte RENEA-n në kërkime