Bytyçi: Rama rekrutoi Thaçin në përpjekjet për ndarjen e Kosovës

Rama rekrutoi Thaçin në përpjekjet për ndarjen e Kosovës

Analisti i çështjeve të Ballkanit, Enver Bytyçi, i ftuar në ‘Edicionin e Pasdites’ në SYRI TV, ka bërë deklarata të forta lidhur me rolin e kryeministrit shqiptar Edi Rama në proceset politike që lidhen me Kosovën dhe ish-presidentin e saj, Hashim Thaçi.

Gjatë bisedës me moderatoren, Eneida Ndoci, Bytyçi u shpreh se, Rama ka ndërmjetësuar dhe ushtruar presion ndaj Thaçit për t’u përfshirë në një projekt që synonte ndryshimin e kufijve në Ballkan dhe ndarjen e Kosovës në favor të Serbisë. Ai pretendon se Thaçi, nën ndikimin e Ramës, u angazhua në mënyrë të drejtpërdrejtë në këtë proces, i cili përfshinte edhe bashkëpunim me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

Edi Rama e rekrutoi Hashim Thaçin në çështjen, në përpjekjet e ethshme që u bënë për të ndryshuar kufijtë në Ballkan dhe për të ndarë Kosovën në favor të të Serbisë. Me ndërmjetësimin e Ramës, madje me presionin e Ramës dhe me joshjet e Ramës, Hashim Thaçi u u vu në shërbim të projektit të Serbisë dhe të të Aleksandër Vuçiç për ndarjen e Kosovës.

Ndarja e Kosovës dhe ndryshimi i kufijve ku Hashim Thaçi u investua fuqimisht dhe publikisht çoi në shpalljen e aktakuzës në momentin kur ai po udhëtonte për në Uashington për të nënshkruar pikërisht një marrëveshje të tillë me ndryshimin e kufijve dhe ndarjen e Kosovës. Dhe kjo do të thotë se nëse ai nuk do t’i hynte kësaj aventure, ka patur shumë gjasa dhe mundësi që ai të mos ishte sot në bankën e të akuzuarit.

Edi Rama e shpall tani si çështje kombëtare, çështjet e Kosovës, çështjet të UÇK-së, si dëmtim të imazhit e të tjerë, për shkak se ai e di që është fajtori kryesor për akuzën dhe arrestimin e Hashim Thaçit dhe nëse ai do të dënohet, do të jetë edhe përgjegjësi kryesor për dënimin që do të marri.

Edi Rama është ai që ka parapërgatitur gjithçka çfarë po ndodh sot dhe sot dëshiron që të tërheqë duart nga ai zjarr të cilin ai e ndezi vetë. Në këtë kuptim mendoj që hipokrizia e politikës shqiptare nuk mund të shkojë dhe nuk duhet të shkojë. Ne nuk duhet të jemi aq konformist sa në emër të të interesave të kombit, në emër të interesave të UÇK-së, në emër të interesave të Kosovës, të mos e shohim në sy të vërtetën.

Nga ana tjetër, lidhja me UÇK-në, me Kosovën, me kombin, është një lidhje dashakeqëse, sepse krijon në opinionin publik idenë sikur po dënohen shqiptarët, sikur po dënohet lëvizja çlirimtare e Kosovës e kështu me radhë.

Në fakt, përgjegjës për krime nëse kanë bërë ata, janë vetëm këta individë personalisht dhe nuk janë përgjegjës as UÇK-ja, as qytetarët e Kosovës të cilët luftuan për liri e u sakrifikuan për atë liri, as shqiptarët në përgjithësi. Dhe ajo çfarë më ka bërë përshtypje ka të bëjë me faktin se edhe avokatët mbrojtës, përveç avokatit të Jakup Krasniqit, janë marrë me çështje politike në mbrojtje me Thaçit dhe sidomos të vetë Veselit.

Janë marrë me çështje politike deri aty sa të përmendin faktin se mos edhe Adem Jashari ishte anëtar i organizatës kriminale? Është shumë cinike që një avokat mbrojtës i ish-presidentit të Republikës së Kosovës, ish-kryeministër, ish-ministër i jashtëm, të përdorë emrin e Adem Jasharit për të mbrojtur klientin e tij, Hashim Thaçin’, u shpreh Enver Bytuçi në SYRI TV.