Rama takohet me Presidenten Vjosa Osmani

Rama takohet me Presidenten Vjosa Osmani

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mbërritur sot në Kosovë në kuadër të një vizite zyrtare. Ai u prit në Presidencë nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ku takimi zyrtar sapo ka filluar.

Vizita e kryeministrit Rama zhvillohet me qëllim forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve dhe për të diskutuar çështje të rëndësishme të bashkëpunimit politik dhe ekonomik. Gjatë qëndrimit të tij në Prishtinë, Rama pritet të zhvillojë gjithashtu një takim me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, si dhe aktivitete të tjera zyrtare.