Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, e ka pritur në takim Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, i cili po qëndron në Kosovë për një vizitë dyditore.
Rama theksoi se bashkëpunimi mes Prishtinës dhe Tiranës do të thellohet më tej, duke u fokusuar në projekte që zhvillojnë qytetin dhe forcojnë lidhjet ndërmjet dy kryeqyteteve.
“Me fillimin e mandatit tim të ri si Kryetar i Prishtinës, e mirëprita Presidentin e Shqipërisë, Z. Bajram Begaj, në Odën e Kryeqytetit. Ky ishte një fillim simbolik që pasqyron drejtimin tonë të përbashkët. Bashkëpunimi mes Prishtinës dhe Tiranës do të forcohet edhe më tej, në projekte që zhvillojnë qytetin dhe forcojnë lidhjet tona’



Të tjera
Pse duhet të hamë selino rregullisht?
Si të mbroheni nga gripi dhe ftohja këtë sezon virusesh?
Grabitet një taksist në Prishtinë