Së fundi, vëmendje të madhe ka marrë një batutë e kryeministrit Edi Rama me presidentët Emmanuel Macron dhe Ilham Aliyev, lidhur me ngatërresën e përsëritur të presidentit Donald Trump, mbi një marrëveshje paqeje mes Azerbajxhanit dhe Shqipërisë, duke dashur të thotë mes Azerbajxhanit dhe Armenisë.
Liderët europianë tallin Trump-in për ngatërrimin Shqipëri–Armeni.
E ndaj këtij ‘humori’ të Ramës ka reaguar ashpër analisti Melazim Koci, i cili përmes një postimi në Facebook kritikoi ashpër kryeministrin e Shqipërisë.
“Komentet e Ramës ishin të ulëta, sepse shakaja e tij ngjante më shumë si fyerje. Të tallesh publikisht në praninë e presidentit Macron dhe Aliev, duke e kthyer lapsusin e tjetrit në teatër të egoizmit tënd, nuk është asgjë tjetër veçse një spektakël idiotësie”, shkroi ndër të tjera Koci, përcjell “Bota sot”.
Presidenti Trump kishte deklaruar gabimisht se kishte ndalur luftën midis Shqipërisë dhe Azerbajxhanit, duke ngatërruar Shqipërinë me Armeninë – një lapsus që mund t’i ndodhë kujtdo.
Edi Rama, me tallje, i tha Macron-it se nuk e kishte uruar për ndaljen e luftës.
Diplomacia kërkon përgjegjësi dhe nivel të lartë komunikimi.
Në mungesë të finesës dhe respektit diplomatik, Edi Rama e ktheu humorin në një akt injorance.
Të tjera
Belgjika s’tregon se a do burgje në Kosovë, Qeveria Kurti thotë se s’ka nisur ndonjë ‘pazar’ me ta, e as s’ka kompetenca
Reagimet për koalicionin e Tahirit me VV, Abdixhiku paralajmëron përgjigje me kohë për “punët brenda shtëpisë”
Bie çmimi global i naftës