Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, e ka nisur ditën e hënë me një pamje fantastike të katërnjakëve që lidën në spitalin universitar obstetrik-gjinekologjik “Koço Gliozheni”, në Tiranë.
Përmes një postimi në Facebook Rama ka shpërndarë fotografinë e katër bekimeve të familjes Vojkollari.
Me këtë rast Rama u uroi të gjithëve një javë të mbarë.
Shefi i Qeverisë shqiptare, vuri në dukje edhe mbështetjen e ekzekutivit për të posalindurit.
“MIRËMËNGJESI
dhe me lumturinë e familjes Vojkollari, të bekuar katërfish me ardhjen në jetë të Roal, Alroa, Roar dhe Auro në spitalin universitar obstetrik-gjinekologjik “Koço Gliozheni”, ku sigurisht mbështetja me bonusin e bebes vijon, ju uroj një javë të mbarë”, shkroi Rama në Facebook.





Të tjera
Kjo është gjendja e inspektorit të IPK-së i cili u pl@gos sonte në Prishtinë
12 ligjet e jetës!
Pl@goset një person në rrugën `B` në Prishtinë