Gazetarja dhe njëherësh ish-opinionistja e BBVK-së, Anita Haradinaj, hapi së fundmi një pyetësor në “InstaStory”.
Përmes kësaj ajo pyeti ndjekësit e saj se për çfarë do t’i marrë malli nga viti 2024.
Shumë prej përdoruesve nuk hezituan, duke vërshuar me përgjigjet e tyre në adresë të llogarisë së saj në Instagram.
Por kishte të atillë të cilët kishin edhe pyetje për gazetaren e njohur.

Njëri përdorues e pyeti se ku e kishte blerë Anita një unazë. Kjo e fundit më pas i dha një përgjigje, nga e cila la të nënkuptuar se bashkëshorti i saj, ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i kishte propozuar asaj martesë rreth shtatë herë.
“Gëzuar edhe juve. Suksese dhe mbarësi në këtë vit! Unazën s’di qysh me e shpjegu por e kam dhuratë diku te propozimi i shtatë për martesë”, ishte përgjigjja e saj.
Të tjera
Një 5-vjeçare sulmohet nga ujku, përfundon në QKUK
95 për qind e serbëve të Kosovës nuk përfaqësohen nga Lista Serbe
Iu kërkua dorëheqja, Arsim Thaqi dhe Prishtina me start ëndrrash