Sulmuesi i Barcelonës, Raphinha, është shpallur “Lojtari i sezonit” në elitën e futbollit spanjoll, La Liga
Braziliani ka qenë një nga futbollistët kyç në suksesin e trefishtë të Barcelonës këtë sezon: titulli kampion në La Liga, Kupa e Mbretit dhe Superkupa e Spanjës, duke kontribuar me tridhjetë e katër gola dhe njëzet e pesë asistime në pesëdhjetë e shtatë ndeshje në të gjitha garat.
Njëzet e tetë vjeçari i ishte bashkuar Barcelonës në vitin 2022 nga Leeds United dhe tashmë ka rinovuar kontratën me klubin deri në vitin 2028, duke u konfirmuar si një nga shtyllat kryesore të projektit të ardhshëm të “Blaugranëve”.



Të tjera
6 gjëra që duhet t’i mbani sekret, sipas kulturës orientale
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Rasti tr@gjik në Majac, një burrë i vd*ekur dhe dy gra të pl@gosura