Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka publikuar raportet e raportet e audituara të deklarimit financiar të fushatës zgjedhore të 28 subjekteve politike që morën pjesë në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat janë mbajtur më 9 shkurt 2025.
“Sipas këtij ligji, është detyrim ligjor për subjektet politike që garojnë në zgjedhje të dorëzojnë në Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP) raportin financiar të fushatës zgjedhore jo më vonë se 30 ditë kalendarike pas certifikimit të rezultateve përfundimtare nga KQZ. Raportet e deklarimit financiar të fushatës për subjektet politike, janë publikuar në ueb faqen e KQZ-së”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.
Raportet financiare të fushatave zgjedhore, ose në vegzën direkte: https://kqz-ks.org/sherbime-per-subjektet-politike/raportet-financiare-te-fushatave-zgjedhore-te-audituara/



Të tjera
Basha: Përkujtimi i 3 dhe 4 shkurtit në veri të Mitrovicës, thirrje për drejtësi dhe zotim
Manipulim votash: Avokati Sylaj konfirmon lirimin e klientit pas intervistimit
Përfshirja e Lajçak në skandalin me Epstein: Vjen paralajmërimi për ndryshime në dialogun Kosovë–Serbi