Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka dalë në konferencë për media pas pranimit të Raportit të Progresit për Kosovën.
Kurti ka thënë se raporti konstaton se ndonëse si Qeveri në detyrë, kanë kryer detyrat me sukses.
Ai tha se integrimi në Bashkimin Evropian mbetet prioritet i Kosovës.
“Raporti konstaton se kemi kryer detyrat me sukses. Integrimi në BE mbetet prioritet i Republikës së Kosovës. Raporti sivjet është pozitiv në pothuajse të gjitha fushat dhe ofron rekomandime të qarta aty ku ka ngecje. Ka progres në 35 fusha dhe ngecje në vetëm tri fusha”, deklaroi Kurti në konferencën e përbashkët me Shefin e Zyrës së BE’së në Kosovë, Aivo Orav.
Kurti tha se raporti i vlerëson me progres sektorët që tha se janë kritikuar pa bazë në opinion.
“Progresin varion nga i kufizuar në të përparuar. Raporti vlerëson me progress sektorë kyc ku politikat e Qeverisë tonë janë kritikuar pa bazë solide në opinionin vendor. Ajo çka në opinion po karakterizohej si kollaps ekonomik, ky raport tregon se është zhvillim ekonomik”, theksoi Kurti.
“Ajo çka në opinionin publik te ne reflektohej si prishje e raporteve me jashtë, ky raport tregon progres në marrëdhëniet me jashtë. Në marrëdhëniet me jashtë, raporti thekson avancim të dukshëm”, tha Kurti.



Të tjera
Këshilla si ta vendosni parfumin që të zgjasë më gjatë
Dogana sekuestron 100 paketime Botox dhe Filler të kon*trabanduara
Presidenca ndan foto nga momenti kur Osmani e mandatoi Konjufcën për Kryeministër