Ditëve të fundit, në media është raportuar se Nisma Socialdemokrate, e cila udhëhiqet nga Fatmir Limaj do të hyjë në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje të kryeministrit Albin Kurti, e cila doli fituese në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Por analisti dhe njohësi i proceseve zgjedhore në Kosovë, Blerim Burjani thotë se edhe Limaj e ka kuptuar se as me opozitën nuk do të marr më shumë pushtet, prandaj po synon koalicionin me Vetëvendosjen.
“Se a do të hyjë NISMA me VV-në në koalicion pritet të shihet, por edhe me këtë koalicion të brishtë, vështirë se qytetarët do të ia shohin hajrin. Limaj edhe nëse do ta bëj këtë koalicion me përfitime minimale me dy ministra qe do të i kërkojë, Limaj arrin ta shpëtojë Nismën, por Limaj ombrellë rezervë nuk ka. Edhe po të hyjë në koalicion me opozitën, Nisma nuk do të merr më shumë se një ministri”, shprehet Burjani.
Sipas tij edhe nëse formohet qeveria mes Vetëvendosjes dhe Nismës, atëherë ajo nuk do të ketë jetëgjatësi për shkak të numrit të vogël të votave që do t’i ketë në Kuvend.
“Kjo do të shpëtonte qeverinë që do të bëhej, ose duhet gjetur konsensus me opozitën me zgjedh presidentin e ri. Nëse jo, shteti shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme. Në këtë situatë ndoshta është mirë të themelohet kjo qeveri, sepse as PDK e as LDK nuk i konvenon marrja e pushtetit për një vit, pastaj prapë të shkohet në zgjedhje, pra nuk ia vlen me hi e mu korit e kurgjo në fund”, deklaron Burjani.
Për fund, Burjani thotë se Kosovën e presin kohë të vështira, të cilat kërkojnë një stabilitet politik.
“Ne jemi në krizë por na presin edhe kohë me të vështira, pa kënaqësi dhe protesta që duket do të rriten për shkak jetesës së rëndë që jetohet në Kosovë. Të ne nuk ka kufij kur të fillojnë protestat nuk ndalen më, kështu është mentaliteti, pritojnë shumë me u marr me protesta, por nëse fillojnë ata bëhen të mëdha dhe mund të rrëzojnë çdo qeveri të mundshme që do të themelohet”, përfundon analisti Blerim Burjani.
Të tjera
Haga i refuzon kërkesën Rexhep Selimit për garanci gjatë marrjes në pyetje
Dikur ministrat e Serbisë mburreshin duke prerë shirita të postës serbe në Graçanicë, sot Kosova e vulos sovranitetin
Banka Botërore mbështeti zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik