20 persona që përpiqeshin të merrnin ushqim janë vrarë “mes një valë kaotike dhe të rrezikshme” në një qendër shpërndarjeje ndihmash në Gazën jugore.
Kështu thotë Fondacioni Humanitar i Gazës (GHF) i mbështetur nga SHBA-ja dhe Izraeli.
Nuk ishte e mundur të verifikohej menjëherë raporti, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Ka pasur raportime pothuajse të përditshme për palestinezë të vrarë ndërsa kërkonin ndihmë që kur GHF filloi operacionet në fund të majit.
Dëshmitarët thonë se shumica janë qëlluar nga forcat izraelite. Zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut tha të martën se deri më tani kishte regjistruar 674 vrasje në afërsi të katër vendeve të GHF-së në Gazën jugore dhe qendrore gjatë gjashtë javëve të fundit, transmeton Klankosova.tv.
201 vrasje të tjera ishin regjistruar përgjatë rrugëve të konvojeve të OKB-së dhe konvojeve të tjera të ndihmës, shtoi ajo.



Të tjera
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, KQZ certifikon 1,146 kandidatë për deputetë të 23 subjekteve politike
Kandidimi i motrës së Donika Kadajt me koalicionin Vakat, uzurpon vendet e boshnjakëve
Kosova ka kompensuar vik*timat e kr*imit me 1 milionë euro në vitet e fundit