Serbë nga Kosova janë nisur për në Beograd, në përkrahje të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Ka pretendimet se autobusë të kompanive kosovare po i bartin protestuesit pro-Vuçiq nga Kosova për në Beograd.
Sipas pamjeve që ka siguruar Klankosova.tv, shihen autobusë të kompanive kosovare diku në territor të Serbisë.
Mirëpo deri më tani nuk kemi arritur të verifikojmë nëse pamjet janë aktuale apo të ndonjë rasti tjetër të mëhershëm.
Mediat serbe kanë raportuar se Policia e Kosovës i ka kthyer mbrapsht disa serbë që ishin nisur drejt Beogradit për mitingun pro-Vuçiq.
Ndërsa siç ka raportuar AP, tensionet janë rritur në Serbi këtë të shtune para protestës në mbështetje të presidentit populist, Aleksandar Vuçiq, i cili u zotua ta rimarrë kontrollin pas muajve të tërë të protestave masive kundër korrupsionit që kanë tronditur kontrollin e tij të fortë mbi pushtetin.
Të tjera
Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri pëson in*farkt në Voskopojë
Protesta në Hagë: Hipokrizia e deputetëve të PDK-së dhe rëndësia e Gjykatës Speciale për drejtësinë në Kosovë
Osmani në ‘shënjestër’ shkak i Kurtit dhe sulmeve ndaj Listës Serbe, opinionisti zbërthen prapaskenat