Kombëtarja e Kosovës ka arritur fitore të madhe kundër Sllovenisë me rezultat 0:2. duke prekur kështu playoff-in për kualifikim në Kampionatin Botëror, që vitin e ardhshëm mbahet në ShBA, Kanada dhe Meksikë.
Por, pas përfundimit të ndeshjes, mungonin disa targa të veturave që iu takonin tifozëve kosovarë që kishin shkuar për ta parë ndeshjen.
Lidhur me këtë, më herë ka reaguar Ambasada e Kosovës në Slloveni, e më pas edhe Ministria e Jashtme dhe e Diasporës.
“Bazuar në raportimet e deritanishme, dyshohet se disa veturave u janë hequr targat. Ambasada është në kontakt të vazhdueshëm me disa prej shtetasve të prekur dhe u ka rekomanduar atyre që të mos i lëvizin veturat pa njoftuar paraprakisht Policinë e Sllovenisë dhe pa marrë një raport zyrtar”, thuhet në reagimin e MPJD-së.



Të tjera
Tayna publikon fotografi me Vjosa Osmanin: Presidentja e shtetit dhe presidentja e skenës
Gjumi gjatë ditës ka efekt pozitiv për zemrën, trurin dhe zvogëlon stresin
“Nuk kemi folur për koalicione – jemi të gatshëm të flasin për Presidentin”, thotë Abdixhiku