Në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot do të vazhdojë seanca për rastin e sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit që kishte ndodhur në shtator të vitit 2023, sulm që la të vdekur rreshterin policor, Afrim Bunjaku.
Në këtë seancë pritet që njëri nga të akuzuarit Dushan Maksimoviq të paraqes mbrojtjen e tij.
Përveç tij në sallën e gjyqit janë edhe të arrestuarit të akuzuar Bllagoje Spasojeviq dhe Vlladimir Toliq.
Për këtë rast janë mbajtur disa seanca, ku pjesëtarë të Policisë së Kosovës kanë dëshmuar momentin e vrasjes së rreshterit Bunjaku si dhë përballjen me grupin terrorist.
Poashtu janë dëgjuar edhe dëshmitarë të tjerë.
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj të gjithë grupit terrorist që kreu sulmin në Banjskë në krye me Millan Radoiçiq.
Poashtu është lëshuar edhe letër rreshtim ndërkombëtar ndaj këtij grupi.
Ndërsa, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vendosur si një nga kushtet për vazhdim të dialogut me Serbinë të nivelit të lartë, dorëzimin në Kosovë të Radoiçiqit.



Të tjera
Ethet në trup, ja çfarë tregojnë për shëndetin
ShBA u kërkon të gjitha ambasadave të ndërmarrin “menjëherë” masa sigurie pas sulmeve në Lindjen e Mesme
Manifestimi qendror për festën e Fitër Bajramit do të mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë