Një ngjarje e trishtë ka ndodhur të mërkurën në fshatin Penuh të Podujevës, ku një vajzë rreth 2-vjeçare humbi jetën tragjikisht. Vogëlushja dyshohet se vdiq në djep nga asfiksia. Hetimet për rastin tashmë kanë nisur, ndërsa është deklaruar edhe shefi i urgjencës në komunën e Podujevës.
Arben Beqiri ka treguar se ekipi i tij ishte thirrur nga qendra e mjekësisë familjare në Lluzhan për të intervenuar në rastin e fëmijës, por kur arritën atje e gjetën fëmijën pa shenja jete.
Ashtu siç raportoi gazeta, edhe Beqiri ka thënë se fëmija dyshohet të ketë vdekur gjatë kohës sa ishte i lidhur në djep.
“Vdekja dyshohet se ka ndodhur nga asfiksia sepse është rrotulluar në djep. Ka qenë i lidhur sikurse lidhen fëmijët në djep. Nuk e dimë saktë se si ka ndodhur rasti dhe nëse ka qenë dikush i pranishëm, por dyshohet se rrotullimi i djepit dhe lidhësja mund të kenë shkaktuar vdekjen”.



Të tjera
Si të përgatisni një supë të shpejtë që jua lehtëson stomakun
Stërvitjet ushtarake serbe pranë kufirit rrisin tensionet në rajon
Spitali i Pejës bën apel, kujdes me ushqimin për festën e Bajramit