Me 13 vjet burgim është dënuar i akuzuari K.S. për sulm seksual dhe keqpërdorim seksual. I akuzuari siç njofton Gjykata Themelore në Ferizaj- Departamenti për të Mitur në periudha të ndryshme kohore, gjatë viteve 2012–2013 dhe 2018–2022, ka ushtruar veprime të ndaluara seksuale ndaj dy të miturave të moshës 12 dhe 14 vjeçare, nga i njëjti lokalitet, duke shfrytëzuar rrethana të ndryshme dhe moshën e tyre të mitur.
“Dje Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për të Mitur, ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurit K.S., për shkak të veprën penale në vazhdim sulmi seksual nga neni 229 paragrafi 6 lidhur me paragrafin 1 lidhur me nenin 77; veprës penale në vazhdim keqpërdorimi seksual i personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjeçe nga neni 235 paragrafi 1 pika 1.3 lidhur me nenin 81 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për të Mitur, përkatësisht trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Shabi Idrizi – kryetar i trupit gjykues, pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të të gjitha provave, të pandehurin K.S., e shpalli fajtor për shkak të veprës penale në vazhdim sulmi seksual nga neni 229 paragrafi 6 lidhur me paragrafin 1 lidhur me nenin 77 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK) i shqiptoi dënim burgimi në kohëzgjatje prej dhjetë (10) vjet si dhe për veprën penale në vazhdim keqëpërdorimi seksual i personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjeçe nga neni 235 paragrafi 1 pika 1.3 lidhur me nenin 81 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK) i shqiptoi dënim burgimi në kohëzgjatje prej katër (4) vjet, ashtu që konform nenit 76 paragrafi 2 të KPPRK-së të njëjtit i shqiptoi dënim unik burgimi në kohëzgjatje prej trembëdhjetë (13) vjet, në të cilin dënim do ti llogaritet koha e kaluar në paraburgim, i cili dënim do të ekzekutohen pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi. I pandehuri K.S., akuzohet se në periudha të ndryshme kohore, gjatë viteve 2012–2013 dhe 2018–2022, ka ushtruar veprime të ndaluara seksuale ndaj dy të miturave të moshës 12 dhe 14 vjeçare, nga i njëjti lokalitet, duke shfrytëzuar rrethana të ndryshme dhe moshën e tyre të mitur”, thuhet në komunikatën për media.
Konform nenin 366 paragrafi paragrafi 1 pika 1.1 të KPPRK-së, të pandehurit i vazhdohet masa e paraburgimit deri kur aktgjykimi të merre formën e prerë, por jo më shumë se koha e dënimit të shqiptuar në aktgjykim.
Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej tridhjetë (30) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore në Ferizajt.
Të tjera
Mujka dhe Muzliukaj deklarohen të pafajshëm lidhur me akuzat për korrupsion
Arrihet marrëveshja mes LVV-së dhe LDK-së në Vushtrri
Fruti tipik i vjeshtës, të mirat që sjell në organizëm