Faton Peci është shpallur fitues i zgjedhjeve në Komunën e Mitrovicës sipas rezultateve të publikuara nga KQZ, shkruan KosovaPost.
Pasi mori besimin e shumicës së qytetarëve për të qeverisur me Mitrovicën, ka ardhur edhe reagimi i parë nga Faton Peci.
“Me përulësi faleminderit Mitrovicë” ka shkruar Peci.
Kujtojmë që nga numërimi i mbi 95% të votave nga KQZ, Peci po prin me 16 mijë e 963 vota apo 53.54%, kundrejt kandidati të PDK-së, Arian Tahirit i cili ka marrë 14 mijë e 717 vota apo 46,46%,.
Me këtë rezultat, Vetëvendosje do të qeverisë për herë të parë më komunën e Mitrovicës.



Të tjera
Rizvanolli:Në operim tri njësi të KEK-ut, B2 dhe A3 priten të rikthehen sot
Policia heton rastin ndaj Arianit Sllamnikut për dyshime mbi shitjen e ilaçeve si “kurë” për autizmin
A duhet t’ia kontrolloni mesazhet partnerit dhe përse e bëjnë njerëzit këtë gjë?