Deputeti Nezir Kraki ka reaguar pas intervistës së Xhafer Tahirit në Kanal 10, duke lavdëruar qëndrimin e tij dhe duke kritikuar ashpër udhëheqjen e LDK-së, përcjell KosovaPost.
Sipas Krakisë, kryetari i LDK-së po vepron në një “botë paralele” dhe partia është futur në pazare të fshehta me PDK-në dhe AAK-në për të krijuar një “front anti-Albin Kurti”.
Ai u bëri thirrje qytetarëve që t’i analizojnë me kujdes këto sjellje politike dhe t’i ndëshkojnë me votë.
Postimi i plotë:
Xhafer Tahiri, me klasë dhe dinjitet, mbreme ne Kanal 10 e tregoi me se miri boten paralele ne te cilen gjendet kryetari i LDK-se, i aderuar ne ate parti 15 vite pas Xhaferit. Xhafer Tahiri poashtu na la te kuptojme se LDK eshte fut ne pazare te fshehta here me PDK e here me AAK me qellim qe te krijohet nga hiçi nje front anti Albin. Front i cili s’ka synim fitoren ne zgjedhje por fitoren e posteve me pazare edhe kur keta dalin humbes.
I ftoj qytetarët e ndershem te Kosoves qe t’i analizojne me kujdes dhe t’i ndeshkojne me vote keto sjellje politike te padenja dhe ne shperputhje me interesin e vendit.



Të tjera
Premier League zbulon si e quan Granit Xhakën
Trump kërkon ndihmën e Kinës për t’i dhënë fund luftës Rusi-Ukrainë
Hap historik: Ukraina do të marrë 150 aeroplanë luftarakë Gripen nga Suedia