Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ka reaguar lidhur me videon e publikuar nga deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Artan Behrami, duke thënë se vetura me probleme teknike s’është e Albin Kurtit.
“Aq shume jane verberu satelitet e opozites saqe edhe veturat e tyre kur po i prishen po i bejne te Kryeministrit. Fake edhe ne defekte“, ka shkruar Manxhuka
Në pamjet e publikuara nga Behrami, shihet mbrojtja e afërt teksa tenton ta ndezë veturën përmes kabllove nëpërmjet një veture tjetër.
Behrami ka ironizuar me pamjet, duke thënë se Kurtit s’po i ecën as vetura e as koalicionet, pas seancës së sotme.



Të tjera
Mediet sociale, armiku i trurit tuaj
Mys, filozofia suedeze për të qenë të lumtur në shtëpi gjatë dimrit
Modelet e këmishave më të bukura të sezonit