Real Madrid po përgatit një verë shumë aktive në merkato.
Sipas mediave spanjolle, klubi madrilen është i gatshëm të investojë rreth 45 milionë euro për talentin e madh të AZ Alkmaar, Kees Smit.
Mesfushori 20-vjeçar ka shpërthyer këtë sezon në Eredivisie dhe vlerësohet për inteligjencën taktike, kontrollin e lojës dhe pjekurinë në fushë.
AZ Alkmaar nuk pranon shitjen në dimër, por vera pritet të sjellë një betejë të fortë mes klubeve të mëdha evropiane.



Të tjera
Ndalohet në Jarinjë shtetasja e Serbisë, dyshohet për dokumente të falsifikuara
SHBA heq disa sanksione ndaj naftës iraniane
Shqipëria e publikon listën për play-offin e Botërorit