Real Madrid merr fitoren ndaj Atletico në Superkupë, në finale e pret Barcelona – Ekonomia Online

Real Madrid merr fitoren ndaj Atletico në Superkupë, në finale e pret Barcelona

Real Madrid ka siguruar vendin në finalen e Superkupës së Spanjës, duke mundur rivalët e qytetit Atletico Madrid me rezultatin 2-1 në një ndeshje të fortë dhe të luftuar deri në fund.

Përballja u zhvillua në Arabinë Saudite dhe prodhoi emocione që nga minutat e para.

Los Blancos kaluan në avantazh shumë herët, kur Federico Valverde realizoi në minutën e 7-të, duke i dhënë epërsinë Realit dhe duke vendosur tonin e ndeshjes.

Atletico Madrid u përpoq të reagojë me presion dhe lojë fizike, duke kërkuar barazimin gjatë pjesës së parë.

Real Madrid ishte skuadër më e mirë eehe në fillim të pjesës së dytë, pasi Rodrygo shënoi golin e finales në minutën e 75-të. Krejt çfarë arriti Atl.Madrid ishte goli i Alexander Sorloth.

Me këtë sukses, Real Madrid vazhdon rrugëtimin drejt trofeut të Superkupës, ndërsa Atletico Madrid largohet me zhgënjim pas një tjetër humbjeje ndaj rivalit të përjetshëm.

Në finale, Realin e pret Barcelona.