Real Madridi, i pathyeshëm

Real Madrid dhe Marseja do të përballen për herë të parë pas 12 vjetësh Ligën e Kampioneve.Madrilenët vijnë pas fitores së vuajtur 2-1 në fushën e Real Sociedat, ndërkohë Marseja ka pasur një përballje të thjeshtë në Velodrom 4-0 kundër Lorient. Nën drejtimin e Çabi Alonsos, Real ka arritur 4 fitore në 4 ndeshje të luajtura.

Në të njëjtën kohë madrilenët kanë 6 fitore nga 8 përballjet e fundit në Champions.

Marseja mbërrin pas një fitoreje të rehatshme 4-0 ndaj Lorientit në Ligë 1 të premten, që do të thotë se ata kanë pasur një ditë shtesë për t’u përgatitur për udhëtimin e tyre në Spanjë, forma e tyre ka patur shumë ulje-ngitje, pasi ata tani kanë humbur dy herë nga 1- 0 jashtë fushe me fitore të mëdha në shtëpi në ligë.

Kjo formë e lëkundur udhëtimi do të jetë një shqetësim për Olimpik, të cilët kthehen në fazën e grupit herë të parë që nga 2022/23 pasi kanë fituar vetëm një nga 11 ndeshjet e tyre të funditt në Ligën e Kampioneve, ndërsa trajneri i tyre Roberto De Zerbi nuk ka fituar kurrë një ndeshje , duke patur vetëm 2 barazimë në 6 ndeshje të luajtura.