Dani Carvajal pësoi një lëndim të rëndë mbrëmë në ndeshjen ndaj Villarrealit në La Liga.
Ai u largua me barelë nga fusha e lojës dhe u pa menjëherë se ishte një lëndim i rëndë.
Sot u bë e ditur se spanjolli do të mungojë 8 deri në 10 muaj.
“Pas testeve të kryera ndaj lojtarit tonë Dani Carvajal nga Shërbimi Mjekësor i Real Madridit, atij i është diagnostikuar një këputje e ligamentit të kryqëzuar të përparmë, një këputje e ligamentit kolateral të jashtëm dhe një këputje e tendinit popliteal në këmbën e djathtë. Ai do t’i nënshtrohet operacionit në ditët në vijim”, thuhej në njoftimin e Real Madridit.



Të tjera
Humb jetën një grua në Gjakovë, bie nga ura e Moglicës
Mbi 3 mijë fidane këtë pranverë, kërkohet rishikim i legjislacionit për mbeturinat
Dobësohuni me vetëm këto tri gjëra