Dhoma e zhveshjes së Real Madridi pësoi një krizë vetëm një ditë para duelit të parë ndaj Arsenalit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Ekipi i Carlo Ancelottit do të udhëtojë për ndeshjen e parë në ‘Emirates’ me synimin për ta mbrojtur titullin që e fituan në qershor të vitit të kaluar ndaj Dortmundit.
Ekipi i Hansi Flick më vonë u ndal me barazim 1-1 në shtëpi ndaj Real Betisit, megjithatë, rritën epërsinë e tyre ndaj madrilenëve në katër pikë.

Marca raporton se trajneri Carlo Ancelotti u desh që të fliste në dhomën e zhveshjes duke thënë se ‘asgjë nuk është humbur dhe se gjithçka mund të arrihet ende, gjithçka do të varet nga dëshira që ata shfaqin në ndeshjet e ardhshme’.
‘Los Blancos’ tani do të shpresojnë të marrin fitoren e tyre të parë ndaj Arsenalit këtë javë.
Kujtojmë se gjatë sezonit 2005/2006, Real Madridi kishte humbur me rezultat 1-0 ndaj Arsenalit në 1/8-tën e ligës së Kampionëve me rezultat të përgjithshëm.



Të tjera
Mbështesim integrimin në BE dhe dialogun
Të gjithë po heshtin teksa bota është në kaos
Një lojtar si unë duhej të shënonte