Reali dhe Bayerni janë klubet më të mëdha në botë – Ekonomia Online

Reali dhe Bayerni janë klubet më të mëdha në botë

Në prag të çerekfinales së parë të Ligës së Kampionëve mes Bayern Munichut dhe Real Madridit, Joshua Kimmich ka shprehur entuziazmin e tij, duke e cilësuar këtë përballje si një duel mes dy klubeve më të mëdha në botë.

“Është diçka speciale të luash kundër Realit. Bayerni dhe Reali janë klubet më të mëdha në botë”, deklaroi ai në konferencë për shtyp.

“Trajneri ynë nuk bën shumë dallim mes ndeshjeve, por ne të gjithë e ndiejmë që një çerekfinale kundër Realit është diçka shumë e veçantë – mezi e presim. Kam qenë këtu një herë si fëmijë dhe kam vizituar stadiumin, edhe pse nuk kishte ndeshje. Edhe atëherë e kuptova sa madhështor është. Nuk është diçka që e përjeton çdo ditë. Ti stërvitesh çdo ditë për momente si këto. Shpresoj të japim një performancë të mirë nesër”, shtoi ai.

Bayern ka pasur vështirësi ndaj Real Madridit në vitet e fundit, duke mos fituar në tetë ndeshjet e fundit në Champions kundër klubit nga Madridi. Megjithatë, Kimmich është i vendosur ta ndryshojë këtë.

“Jemi eliminuar këtu çdo herë në vitet e fundit, por rrethanat kanë qenë gjithmonë të ndryshme. Shpesh ndeshja e kthimit ka qenë këtu. Ndeshja e nesërme ndoshta nuk do të vendosë gjithçka – por mezi e presim”, u shpreh ai.

Sa i përket stilit të lojës së Real Madridit dhe mënyrës si do të reagojë Bayern, Kimmich shtoi:

“Në çdo ndeshje duam të imponojmë stilin tonë. Reali është unik në mënyrën si luan – mund të krijojë rrezik nga çdo situatë. Do të jetë vendimtare të sjellim pikat tona të forta në fushë. Sigurisht që do të përshtatemi pak ndaj tyre, por duam të luajmë lojën tonë”, e mbylli ai.