Real Madridi po përgatitet për një përballje vendimtare në Champions League, ku do të përballet me Bayern Munichun në ndeshjen e kthimit në “Allianz Arena”.
Pas humbjes në ndeshjen e parë, madrilenët janë të detyruar ta bëjnë një përmbysje në udhëtim për ta mbajtur gjallë ëndrrën evropiane.
Në prag të këtij dueli të rëndësishëm, ka ardhur edhe një lajm pozitiv për “Los Blancos”, që lidhet me një element kyç të ndeshjes: referin.
UEFA e ka caktuar gjyqtarin slloven Slavko Vincic për taa drejtuar takimin, një emër që sjell kujtime të mira për klubin madrilen, shkruan “Goal.com”.
Kjo do të jetë hera e pestë që Vincic e drejton një ndeshje të Real Madridit në Champions League dhe bilanci është në favor të spanjollëve, të cilët i kanë fituar tri nga katër takimet e mëparshme nën drejtimin e tij.
Emri i tij e ka një peshë të veçantë për tifozët madrilenë, pasi ai ishte gjithashtu referi i finales së Championsit 2024, ku Real Madridi triumfoi ndaj Borussia Dortmundit.
Së fundmi, slloveni ka qenë gjithashtu në qendër të vëmendjes në një tjetër ndeshje të rëndësishme evropiane, duke e gjykuar fitoren e Paris Saint-Germainit ndaj Chelseat në çerekfinale.
Të gjitha sytë tani janë te sfida në Mynih, ku Real Madridi do ta kërkojë një përmbysje të madhe për ta vazhduar rrugëtimin në Evropë.
“Los Blancos” shpresojnë që gjithçka të vendoset në fushë, pa polemika dhe pa ndikime të jashtme, në një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit./GE



Të tjera
Ekspertët sugjerojnë tri lloje ushqimesh që do të na ndihmojnë të jetojmë më gjatë
Xhaka paralajmëron kundërshtarët e Sunderlandit
Man United apo Chelsea? Ylli anglez vendos për të ardhmen