Real Madridi nuk ka lëshuar pikë të shtunën mbrëma në ndeshjen e cila ishte e vlefshme për xhiron e 24-t të La Ligas. Reali e mposhti thellë Real Sociedadin në shtëpi me rezultatin 4:1.
Gonzalo Garcia e kaloi në epërsi Realin në minutën e pestë. Sociedadi i barazoi shifrat në 1:1 në minutën e 21-të me golin që e shënoi Mikel Oyarzabal nga penalltia.
Reali reagoi shpejtë duke kaluar sërish në epërsi 2:1. Katër minuta më pas, Vinicius Junior, shënoi nga pika e bardhë.
Golin e tretë e realizoi mesfushori Federico Valverde në minutën e 31-të
Braziliani Vinicius e shënoi edhe golin e katërt në minutën e 48-të. Ai shënoi sërish nga penalltia.
Me këtë fitore, Reali është ngritur në pozitën e parë me 60 pikë. Barcelona ka dy pikë më pak në vendin e dytë, por e ka edhe një ndeshje më pak të luajtur.
Sociedadi e zë vendin e tetë me 31 pikë.



Të tjera
Përvjetori i Pavarësisë së Kosovës shënohet në Kapitolin e Shtetit të Nju Jorkut
Largoni stresin me këto veprime të thjeshta
Bullgaria po ndërton industrinë dhe mbrojtjen e saj me prodhues botërorë