Farage: Reform UK do revokojë licencën e BBC-së dhe do kufizojë punën e saj

Reform UK do revokojë licencën e BBC-së dhe do kufizojë punën e saj

Lideri i Reform UK, Nigel Farage, tha sot se partia e tij do të ndryshojë ligjin për t’i hequr BBC-së licencën, duke e quajtur modelin aktual të financimit “krejtësisht të papranueshëm” dhe duke u zotuar të përdorë legjislacionin për të ndryshuar Kartën Mbretërore të BBC-së.

Farage gjithashtu theksoi për British Telegraph se ndryshimet do të kërkonin një ndryshim në ligj dhe një rishikim të ri të kartës, duke deklaruar se nevojitet një rishikim i plotë, jo vetëm ndryshime të vogla në çdo rishikim të rregullt.

“A mendojmë se BBC duhet të ekzistojë dhe të ketë një funksion gazetaresk? Po, ajo meriton një shans për të provuar veten. A mendojmë se Shërbimi Botëror ka një funksion të rëndësishëm? Po. Por ne nuk shohim asnjë arsye që BBC të merret me argëtim, sport dhe gjëra të tjera. Ajo duhet të përqendrohet në lajme”, tha Farage.

Më herët këtë muaj, gazeta Telegraph raportoi se pamjet filmike në dokumentarin Panorama ishin montuar për të ekzagjeruar rolin e Presidentit të SHBA-së Donald Trump në trazirat e 6 janarit 2021 në Kapitol.

Tim Davey, drejtori i përgjithshëm i BBC-së, dhe Deborah Ternes, drejtoresha ekzekutive e BBC News, dhanë dorëheqjen pas zbulimeve.

Javën e kaluar, Trump i tha gazetës britanike The Telegraph se do të padiste BBC-në dhe do të kërkonte pesë miliardë dollarë amerikanë.