Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim veprimtarin e njohur të komunitetit shqiptaro-amerikan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Harry Bajraktari.
Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet e fundit në fushën e ekonomisë dhe mbrojtjes, si dhe për progresin që ka shënuar Kosova vitet e fundit.
Kurti theksoi arritjet kyçe në rritjen ekonomike, investimet në fushën e sigurisë dhe forcimin e institucioneve demokratike, duke riafirmuar përkushtimin e Qeverisë për të vazhduar reformat që sigurojnë zhvillim dhe mirëqenie për qytetarët.
Një pjesë e veçantë e bisedës iu kushtua rolit të komunitetit shqiptaro-amerikan në SHBA dhe kontributit të tij në avancimin e çështjeve me interes të përbashkët për Kosovën.
Takimi u vlerësua si një kontribut i rëndësishëm drejt thellimit të bashkëpunimit me diasporën dhe partnerët ndërkombëtarë.



Të tjera
Smoothie nga boronicat dhe farat chia
Ju “kërcasin” zorrët? 12 veprime për të parandaluar ose zbutur problemin
Ky ushqim ndihmon në rritjen e flokëve te gratë