Prokuroria Speciale e Kosovës ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes për përjashtimin e prokurorit special Bekim Kodraliu nga lënda për shpërthimin në kanalin e Ibër-Lepencit në Varagë të Zubin-Potokut.
Këtë e ka konfirmuar për teve1.info Arbnora Luta, zëdhënëse e PSRK-së.
“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ju njofton se kërkesa e mbrojtjes për përjashtimin e prokurorit special nga rasti penal në fjalë është refuzuar”, ka thënë ajo.
Vëllezërit Viqentijeviq të akuzuar për sulmin terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit në seancën e parë të mbajtur më 24 dhjetor kishin kërkuar përjashtimin e prokurorit Bekim Kodraliu.
Më 9 dhjetor të vitit 2025 Prokuroria Specialekishte njoftuar se është ngritur aktakzuë ndaj tre personave për sulmin në kanalin e Ibër Lepencit i kryer më 29 nëntor të vitit 2024.



Të tjera
Hani shegë, janë të mira sidomos nëse keni probleme me zorrët
Mot i ftohtë dhe ngrica, Komuna e Prishtinës apelon për kujdes
Osmani falënderon komandantin e KFOR-it për lidershipin dhe kontributin në sigurinë e Kosovës