Lajmin e ka bërë të ditur avokati Ardian Bajraktari, i angazhuar nga grupi “Asnjë cent më shumë”. Ai ka bërë të ditur se tani do të paraqesin ankesë në Gjykatën e Apelit ndaj këtij vendimi.
“Kam pranuar Aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, me të cilin refuzohet kërkesa për sigurimin e Padisë tonë ndaj Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE). Tashmë, gati është Ankesa për Gjykatën e Apelit ndaj këtij Aktvendimi. Beteja ligjore kundër vendimit të ZRRE-së për ngritjen e çmimit të energjisë vazhdon!” ka shkruar Bajraktari në Facebook.
Zyra e Rregullatorit për Energji është paditur nga grupi “Asnjë cent më shumë” pas vendimit për shtrenjtimin e energjisë elektrike për 16.1 për qind, ku kërkohej anulimi i këtij vendimi, duke u konsideruar i kundërligjshëm.



Të tjera
Gjashtë ushqime që ju ndihmojnë të flini më mirë
“Nëse jetoni në të kaluarën, do të vdisni në të kaluarën”, këshillat që ju duhen për sukses
Të flini pranë dikujt që gërhet mund t’ju shkakton probleme serioze shëndetësore