Ka dështuar sërish përpjekja e gjigantit italian AC Milan, për të transferuar futbollisitn e Club Brugge Ardon Jasharin.
Klubi belg, Club ka refuzuar edhe ofertën e re të “Rossonerëve”.
Raportoher se oferta e rritur e Milanit prej 38 milionë eurosh nuk ka bindur drejtuesit e Brugge-it, të cilët vazhdojnë të mbeten të palëkundur në qëndrimin e tyre.
Drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare, kishte deklaruar më herët se klubi nuk do të shkonte më lart me ofertën financiare për 22-vjeçarin.
Mesfushori kosovar pati një sezon të jashtëzakonshëm me Brugge.
Ai luajti në 52 ndeshje, duke kontribuar me katër gola dhe gjashtë asistime.
Kulmi i sezonit për të ishte fitimi i Kupës së Belgjikës, ndërsa u shpall edhe lojtari më i mirë i sezonit nga klubi.
E ardhmja e tij mbetet ende e paqartë, por një gjë është e sigurt, Club Brugge nuk ka ndërmend të heqë dorë lehtë nga ylli kosovar.



Të tjera
Mos i hani këto lloj patatesh të skuqura, mund t’iu helmojnë
Ora Verore 2026, kur do t’i çojmë akrepat 60 minuta përpara dhe do të “humbasim” një orë gjumë
Kosova ka lidhje të veçantë me ShBA-në, as nuk është ciklike, as e personalizuar