Refuzoi bashkëpunimin me LVV-në, veprimtari nga SHBA ‘godet’ Abdixhikun

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdxhiku, ka reaguar pas publikimit të mesazheve në WhatsApp mes anëtarëve të Kryesisë së partisë së tij, ku flitet për manipulimin me vota.

Abdixhiku i ka quajtur këto si “sulme të sinkronizuara ndaj LDK-së”, të cilat, sipas tij, nuk janë as të rastësishme e as të paqëllimshme.

Ai edhe dërgoi mesazh LVV-së se nuk qeverisin me ta.

“…na thuhet se jemi shërbëtorë të pushtetit, prandaj dhe po i lëmë të qeverisin. Ani pse, nuk shkojmë me ta, s’flasim me ta, s’bashkëpunojmë me ta!”

E për këtë reagoi veprimtari nga Amerika, Ramazan Bekteshi, duke ‘goditur’ LDK-në se nuk bashkëpunon me LVV, pasi është patericë e PDK-së, përcjell “Bota sot”.

“Krekosja e Lumirit-LVVsë

“Ani pse, nuk shkojmë me ta, s’flasim me ta, s’bashkëpunojmë me ta!” Po, pasi je PDK patericë, liga e III”, shkruan Bekteshi, përcjell “Bota sot”.