Turqia po vazhdon të përballet me një valë të fortë të të nxehtit, duke çuar temperaturat mbi 50 gradë Celsius në provincat juglindore.
Sanliurfa regjistroi një shifër marramendëse prej 55 gradësh Celsius – një nga temperaturat më të larta të regjistruara ndonjëherë në vend, shkruan Bild, transmeton Klankosova.tv
Temperatura të tjera të larta u regjistruan 49.6 gradë Celsius në Kiziltepe, 49.4 në Cizre dhe 49.3 në Nusaybin.
Turqia po përvëlohet nga një valë e nxehtë që ka goditur pjesën më të madhe të Mesdheut lindor që nga e hëna dhe pritet të zgjasë edhe disa ditë.
Ministria e Mjedisit tha se 132 stacione meteorologjike në të gjithë Turqinë regjistruan temperatura rekord për korrikun.



Të tjera
Vitamina C ul rrezikun e prekjes nga sëmundjet e zemrës
Merrni nga një lugë vaj kokosi çdo ditë për trup të shëndetshëm
444 veprime në dy muaj, aksione për lirimin e hapësirave publike në Mitrovicë