Policia e Kosovës njofton se në ambientet e Kampit “Vrella”, rekrutët e rinj që janë pjesë e procesit të Trajnimit Bazik për Drejtorinë e Njësive Speciale Operative (DNJSO) zhvilluan një demonstrim profesional të aftësive, teknikave dhe taktikave për menaxhimin e turmave të dhunshme, transmeton KosovaPost.
Demonstrimi u mbikëqyr nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, Drejtori i Departamentit të Njësive Speciale, kolonel Mentor Shabani, si dhe menaxhmenti i lartë i DINJSO. Pas demonstrimit, Drejtori Hoxha iu drejtua rekrutëve me një fjalim motivues, duke i përgëzuar për angazhimin dhe disiplinën e treguar gjatë këtij segmenti të trajnimit.
Ai falënderoi gjithashtu instruktorët për përkushtimin dhe punën e tyre të palodhur në përcjelljen e njohurive dhe përvojave tek rekrutët, duke theksuar rolin kyç të tyre në ngritjen e kapaciteteve të Njësive Speciale.
Trajnimi Bazik i rekrutëve për DNJSO vazhdon dhe përfshin module të ndryshme taktike, fizike, psikologjike dhe operacionale, në përputhje me standardet më të larta profesionale dhe misionin e njësive speciale brenda Policisë së Kosovës.



Të tjera
Luana Bajrami shkëlqen në Oscars, “Two People Exchanging Saliva” fiton çmimin për filmin më të mirë të shkurtër
Bllokada në Kuvend rrezikon fatin e marrëveshjeve ndërkombëtare 121-milionëshe
Ademi takon Konjufcën, flasin për përgatitjet e Kosovës për ndeshjen ndaj Sllovakisë