Shumë faqe interneti dhe të mediave sociale janë jashtë funksionit për mijëra përdorues, duke përfshirë Facebook dhe X, si dhe aplikacionin e transmetimit të muzikës Spotify.
Eksperti i sigurisë kibernetike, Hekuran Doli, në një reagim në Facebook, ka reaguar për situatën, duke shkruar se ky është sulmi më i madh që ka ndodhur ndonjëherë.
“Sulmi ma i madh DDoS ndonjëherë. Dje ishim dëshmitarë t’sulmit ma t’madh DDoS që asht regjistru ndonjëherë, 3.64 miliardë paketa n’sekondë e 15.72 terabit n’sekondë. Ky sulm e goditi infrastrukturën e Azure-s e erdh prej ni “botnet”-i t’klasës Mirai (Asiru). E mandej sot, Cloudflare ra prej sistemit (ende nuk i dijme detajet), tu e marrë me vete ni pjesë t’madhe t’internetit global.
Ndryshe, mediat e huaja kanë raportuar se bëhet fjalë për disa nga platformat që kanë serverat e tyre të hostuar në Cloudflare.
Cloudflare ofron mjete që mbrojnë faqet e internetit nga sulmet kibernetike dhe u lejojnë faqeve të ngarkojnë përmbajtjen më shpejt.
Cloudflare thotë në faqen e saj të statusit se inxhinierët po hetojnë problemin “i cili potencialisht ndikon në klientë të shumtë”.
Siç është thënë më tej, “detaje të mëtejshme do të ofrohen ndërsa më shumë informacion bëhet i disponueshëm”.



Të tjera
Gjithçka është gati për ndeshjen e sotme
Kosovë – Zvicër, çka thonë rregullat e UEFA-s e FIFA-s kur bie shi i madh si ky sot?
Efekti i dyfishtë i kafesë në lukth