Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, ka krahasuar veprimet represive të presidentit Alleksandar Vuçiq ndaj qytetarëve në Serbi me ato të Sllobodan Millosheviqit në Kosovë gjatë viteve të ’90-ta.
Në një lidhje direkte në emisionin “Kosova Today”, Sandulloviq tha se protestat antiqeveritare në Serbi kanë marrë përmasa të mëdha, e se pritet përshkallëzim i tyre.
“Sipas informacioneve që i marrim nga terreni, sepse republikanët janë prezent gjithandej Serbisë, ndonëse nuk marrim pjesë në organizimin e protestës, por jemi aty për t’i vëzhguar, dhe komunikimet tona me bashkësinë ndërkombëtare dhe me miqtë tanë, me inteligjencën amerikane, pra ato informacione që kemi, represionet janë në stilin e Sllobodan Millosheviqit që kanë ndodhur në Kosovë në kohën e vet.
‘Dhe kemi raste kur disa studentë të caktuar kanë pësuar lëndime të rënda trupore”, tha Sandulloviq.
Të tjera
Sot kuptohet çfarë me të vërtetë ka ndodhur në Kosovë në vitin 1999
Demokratët amerikanë kërkojnë kufizim të prodhimit kinez
27 vjet nga Beteja e Kaqandollit