Türkiye po shfaqet si një aktor global në fushën e arsimit. Ndikimi në ritje dhe roli aktiv i Türkiye së në diplomacinë arsimore dëshmohen nga 350 marrëveshjet e bashkëpunimit arsimor që ajo ka me 125 vende, nga 65 shkollat që ajo operon në 13 shtete, nga kurset e gjuhës dhe kulturës turke që ofron për më shumë se 2,000 studentë jashtë vendit, nga partneritetet që ka krijuar me 1,249 binjakizim i shkollave dhe nga projektet shumëpalëshe që ka ndërmarrë me organizata nděrkombëtare si Kombet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian nën drejtimin e Ministrisë së Arsimit Kombëtar.
Këto forcojnë lidhjet me vendet partnere dhe aleate përmes diplomacisë arsimore dhe ndërtojnë ura të reja miqësie.
Ministria e Arsimit Kombëtar (MAK) e Türkiye-së po zbaton aktualisht 350 marrëveshje arsimore me 125 vende të ndryshme, duke forcuar mundësinë e vendit të saj në arenën ndërkombëtare përmes nismave gjithëpërfshirëse të diplomacisë arsimore.
E udhëhequr nga MAK, diplomacia arsimore e Türkiye-së forcon partneritetet kulturore të
vendit dhe nxit lidhje të gëndrueshme në mbarë botën. Për të vendosur marrëdhënie
arsimore brenda një kuadri ligjor, Ministria ka nënshkruar deri më tani gjithsej 350
marrëveshje me 125 shtete. Në këtë kuadër, janë zbatuar marrëveshje bashkëpunimi dhe
memorandume mirēkuptimi në fushën e arsimit në një hapësirë të gjerë gjeografike, që shtrihet nga Republika Turke e Qipros së Veriut deri në Katar, nga Greqia në Libi dhe nga Republika e Kongos në Mongoli.
Marrëveshje të reja dhe partneritete strategjike Gjatë dy viteve të fundit, rjeti global arsimor i Türkiye është zgjeruar me nënshkrimin e 16 marrëveshjeve të reja me 14 vende. Me Sirinë është nënshkruar një protokoll që mbulon trajnimet e mësuesve, zhvillimin profesional dhe arsimin special.
Türkiye dhe Moldavia kanë nisur një nismë bashkëpunimi për themelimin e Kolegiït “Recep Tayyip Erdoğan Türkiye- Moldavi”. Marrëveshje strategijike janë nënshkruar gjithashtu me vende si Ukraina, Mongolia, Azerbajxhani, Kazakistani dhe Kirgistani në fusha të ndryshme, që variojnë nga arsimi i lartë deri te trajnimi profesional. Si pjesë e bisedimeve me Republikën Turke të Qipros së Veriut, Turkmenistanin dhe Uzbekistanin, pritet të hapen shkolla të reja turke.
Në 13 vende të ndryshme 65 shkolla turke
Që nga qershori 2025, Türkiye ka 65 institucione arsimore që veprojnë në 13 vende të ndryshme. Më shumë se 12,000 nxënës janë të regjistruar në këto institucione, ku janë të punësuar 679 mēsues. Ndër shkollat e reja që do të hapen, veçohen Kolegji”Recep Tayyip Erdoğan Türkiye-Moldavi” dhe Shkolla Turke e Karabakut. Këto institucione jo vetëm që forcojnë praninë arsimore të Türkiye, por luajnë edhe një rol strategjik ně diplomacinë
kulturore.
Forcimi ilidhjeve kulturore përmes programit “Binjakëzimi i Shkollave”
Që nga fillimi itij në vitin 1994, Programi i Binjakëzimit të Shkollave ka krijuar lidhje me
shkollat turke, pra shkolla partnere në 64 vende të ndryshme. Deri më sot janë krijuar
1,229 partneritete, prej të cilave 712 sosh janë me shkolla jashtë vendit. Kjo nismë
vazhdon tě forcojë ndërveprimin kulturor dhe mirëkuptimin e ndërsjellë, Studentë të huaj dhe programe integrimi kulturor MAK vazhdon të promovojë arsimin gjithëpërfshirës përmes klasave të përshtatjes për nxënësit e huaj, projektit PIKTES+ dhe kurseve të Gijuhës dhe Kulturës Turke.
Gjatë vitit akademik 2024-2025, në tetë vende 2,174 studentë morën arsim në gjuhën dhe kulturën turke, me plane për ta zgjeruar programin ně 11 vende gjatë periudhes së
ardhshme.
Zgjerimi i ndikimit përmes projekteve ndërkombëtare Drejtoria e Përgjithshme për Arsim të Përjetshëm, udhëheq nisma të orientuara dreit arsimit për të rriturit, integrimit shoqëror dhe punësimit përmes projekteve të zhvilluara në bashkëpunim me agjencitë e BE-së dhe OKB-së. Projektet e zbatuara në kuadër të partneriteteve me Erasmus-+, EPALE, UNICEF, UNDP dhe UNHCR risin kapacitetin dhe dukshmërinë e Türkiye-së në fushën e diplomacisë arsimore.
“Diplomacia Arsimore*”: Nië pěrbërës kyç i vizionit global të Türkiye-së
Projektet dhe marrëveshjet realizuara nga Ministria e Arsimit Kombëtar tregojnë se
Türkiye është shndërruar në një aktor global ně fushën e arsimit, e jo vetěm atë rajonal.
Zyrtarët e Ministrisë deklaruan se në periudhën e ardhshme synojnë të forcojnë dhe institucionalizojnë edhe më tepër diplomacinë arsimore të Türkiye-së pěrmes marrëveshjeve të reja dhe të promovojnë modele gjithëpërfshirëse të arsimit në arenën ndërkombëtare.



Të tjera
Nëse shënoj dhe fitojmë, s’ka me pasë njeri ma t’lumtun n’botë
Si të ulni shtypjen e gjakut me vetëm këtë ushqim
Konventa duhet të mbahet brenda 5 ditësh, mirëpresim garën e brendshme