Pas reshjeve intensive të shiut që kanë përfshirë kryeqytetin, rrugët e Prishtinës janë mbushur me ujë, duke e bërë të vështirë qarkullimin e këmbësorëve dhe automjeteve në disa zona.
Komuna e Prishtinës ka bërë thirrje për kujdes të shtuar gjatë lëvizjes, duke paralajmëruar qytetarët që të shmangin zonat me grumbullim uji dhe rrugët ku qarkullimi është i rrezikshëm.
Autoritetet komunale po monitorojnë situatën dhe kanë vendosur në gatishmëri ekipet e mirëmbajtjes dhe shërbimet teknike, për të intervenuar aty ku situata paraqitet më problematike.
Fotografi i Telegrafit, Ridvan Slivova, ka realizuar disa foto që tregojnë realitetin e krijuar nga reshjet: automjete që qarkullojnë në rrugë të mbushura me ujë dhe kalimtarë që përballen me vështirësi për të kaluar rrugët për shkak të kushteve atmosferike.
Qytetarëve u bëhet thirrje të ndjekin udhëzimet e komunës dhe të tregojnë kujdes të veçantë për sigurinë e tyre gjatë lëvizjes në rrugët e Prishtinës.



Të tjera
10 gjëra që meshkujt s’i preferojnë tek partneret
A kërkoi ndihmë UÇK-ja nga NATO? Ja çfarë thotë Wesley Clark
Clark: Gelbard e quajti familjen Jashari terroriste, por lidershipi amerikan ia tërhoqi vrejtjen