Reshjet e mbrëshme të breshërit dhe shiut në Mitrovicë kanë shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike dhe ngritje të nivelit të turbiditetit të ujit të papërpunuar.
Kompania rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se si pasojë e kësaj të fundit ka pasur ndërprerje të operimit të Impiantit për Trajtimin e Ujit në Shipol.
Operatorët kujdestar në ITU-Shipol janë duke monitoruar parametrat e turbiditetit dhe në bazë të rënies së tyre do të rritet edhe kapaciteti i përpunimit dhe prodhimit.
KRU “Mitrovica” është shprehur optimist se së shpejti do të normalizohet furnizimi me ujë të pijes për Mitrovicë dhe Skenderaj.



Të tjera
PS-ja refuzon kërkesën e SPAK-ut për Belinda Ballukun
Të drejtat e grave – standard i shoqërisë për demokracinë
Demokracia s’mund të jetë e fortë nëse gratë janë të nënpërfaqësuara